Politika Përcaktuan fituesin në zgjedhje, KAS merr vendimin për kutinë e burgut të...

Përcaktuan fituesin në zgjedhje, KAS merr vendimin për kutinë e burgut të Rrogozhinës

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ ka rrëzuar kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për të mos përfshirë në tabelën përmbledhëse të rezultateve kutinë e burgut të Rrogozhinës që shpalli fitues kandidatin e Partisë Socialiste.

Me rrëzimin e kërkesës së opozitës mbetet në fuqi rezultati që shpall fitues kandidatin e PS-së, Edison Memolla.

Kujtojmë që ditën e djeshme u krye dhe rinumërimi i votave për kryetar bashkie, ku pati një ngushtim të rezultatit, por jo një përmbysje të tij.

Pas rinumërimit në KAS diferenca mes kandidatëve është 21 vota nga 30 që ka qenë më herët.

Si përfundim, pas rivlerësimit të votave të vlefshme dhe të pavlefshme, Memollaj grumbulloi 5129 vota, ndërsa Shkëlqim Hoxha i “Bashkë Fitojmë” 5108 vota.