Ka filluar darka zyrtare në Novi Sad midis kryeministrit Rama, kryeministres serbe Ana Brnabiç, presidentit Vuçiç dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Liderët do të zhvillojnë një takim dyditor ku në përçudnim do të nënshkruajnë një marrëveshje për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të mallrave, apo siç është quajtur ndryshe “Mini Shengeni Ballkanik”.
Të enjten, pritet që të nisin takimet mes tre liderëve, ndërsa gjatë drekës do të ketë dhe një konferencë për mediat.