Ndërsa prej dy javësh në Gjermani futbolli rinisi të luhej edhe pse pa tifozë, në Itali ende nuk është zyrtarizuar data kur skuadrat do të vihen përballa njëra-tjetrës në fushë.
Megjithatë, këtë të diel, ministri italian i Sportit konfirmoi dy data të mundshme për rinisjen e Serie A.
“13 dhe 20 qershori janë dy datat e mundshme për rifillimin e Serie A. Të enjten diskutuam me drejtuesit e futbollit nëse do të rifillojë kampionati dhe në cilën datë”, u shpreh ministri Vincenzo Spadafora.
Ndërkohë, kuadrat italiane, prej gati dy javësh kanë rinisur stërvitjen, duke u përgatitur për vijimin e këtij sezoni të ndërprerë në fillim të muajit mars, për shkak të pandemisë koronavirus.