Ministria e Jashtme iu drejtua qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Izrael, duke i vënë në dispozicion kontaktet për ata që duan të largohen nga ky vend për shkak të konfliktit të përgjakshëm që nisi me sulmin e Hamasit në Izrael, ditën e shtunë.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme që prej ditës së djeshme është në kontakt me të gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë (punojnë/studiojnë) në Izrael.
Për shkak të situatës së jashtëzakonshme ministria ka vënë në dispozicion këtë informacion për qytetarët shqiptarë atje.
Aeroporti ndërkombëtar Ben Gurion ( https://www.iaa.gov.il/en/) është i hapur.
Qytetarët shqiptarë që kanë nevojë për informacion për largimin nga Izraeli të kontaktojnë në nr.ëhats app: +972 54-904-2813 ose në adresën e emailit: [email protected]
Për arsye sigurie, këshillohet të mos ndërmerrni udhëtime drejt Izraelit, edhe nëse kishit planifikuar udhëtime drejt këtij shtetit.
Rregullat e sigurisë që duhet të ndjekin qytetarët gjatë lëvizjeve, i gjeni në linkun e Home Command