Aktualitet “Hyni më shpejt, hyni më shpejt”, dëgjohen shqiptarë duke u larguar nga...

“Hyni më shpejt, hyni më shpejt”, dëgjohen shqiptarë duke u larguar nga sulmet në Izrael (VIDEO)

Qytetare te Izraelit ne lot nga sulmet

Disa shqiptarë janë dëgjuar ndërsa largohen nga sulmet në Izrael.

“Hyni më shpejt, hyni më shpejt”, dëgjohet zëri i një djali në një video të siguruar nga RTV Dukagjini.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se vendi i tij është “në luftë” dhe “do të fitojë”.

“Armiku ynë do të paguajë një çmim të cilin nuk e ka njohur kurrë,” tha ai në një deklaratë për media.

Ushtria thotë se aktualisht është e angazhuar në luftimet me Hamasin në 22 lokacione në të gjithë Izraelin jugor.

Udhëheqësi i byrosë politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, pretendon se grupi është “në prag të një fitoreje të madhe dhe pushtimit të qartë në frontin e Gazës”.