Deklarata e Policisë Kufitare ku thuhet se shkak për dështimin e disa operacioneve ndërkombëtare anti- drogë është qendra e monitorimit detarë me bazë në durrës . Duke mos njoftuar në kohë reale, ndërsa dhe atëherë kur ka njoftuar ka dhënë kordinata të gabuara.
Ka bërë që Ministria e Mbrojtjes të reagojë duke përgënjeshtruar këtë deklaratë . Ajo shprehet se QNOD është në funksion të plotë dhe nuk ka hasur probleme në monitorimin e hapsirës detare , ndërsa shton se pretendimet e ngritura janë të pavërteta dhe dashakeqe.
Deklarata e plotë:
Nëpërmjet kësaj deklaratë të përbashkët informojmë publikun se sistemi i integruar i vëzhgimit të hapsirës detare, një sistem ky i instaluar në vitin 2009 është plotësisht funksional.
Ky sistem vëzhgon dhe monitoron hapsirën detare të Republikës së Shqiperisë 24 orë në 7 ditë të javës. Shërbimin e këtij sistemi e përfiton dhe Policia Kufitare dhe Migracionit, e cila në bashkëpunim të ngushtë me Qëndrën Ndërinstitucionale Operacionale dhe strukturat e tjera të sigurisë ka përmbushur detyrimet e veta ligjore, në mënyrën më të mirë të mundshme.
Çdo pretendim tjetër është i pavlerë, i pavërtetë dhe dashakeqës. Policia e Shtetit, Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura do të vazhdojnë bashkëpunimin në të mirë të sigurisë së qytetarëve shqiptarë. Drejtori Administrativ Drejtor i Depertamentit i QNOD për Kufirin dhe Migracionin.