Ministria e Mbrojtjes ka deklaruar se tre efektivë të ushtrisë shqiptare kanë dalë pozitivë ndaj COVID-19.
Efektivët janë pjesë e misionit të KFOR në Kosovë, ku Forcat e Armatosura Shqiptare kanë 29 ushtarakë.
Sipas Ministrisë, ushtarakët nuk shfaqin “shenja problematike” për shëndetin e tyre, dhe sipas udhëzimit të NATO-s, janë riatdhesuar. Ndërkohë, pjesa tjetër e kontingjentit shqiptar gëzon shëndet të plotë.