Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 90 vota pro dhe me 9 kundër buxhetin e vitit 2020.
Buxheti 2020 do të mbështetet më pak tek të ardhurat nga tatimet e doganat, ndërsa do të prekë ndjeshëm investimet publike krahasuar me planin afatmesëm.
Ndryshimi më i madh që do të pësojë sistemi tatimor vitin e ardhshëm është fiskalizimi, proces që do të zëvendësojë kasat fiskale me faturat elektronike dhe që pritet të nisë zbatimin nga 1 Shtatori i vitit të ardhshëm.
Paralelisht me të është diskutuar edhe për ndryshimet e mbetura në paketën fiskale, që parashikon lehtësi për sektorë të veçantë dhe për programin e rindërtimit.