Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike i mbledhur sot në stadiumin “Air Albania” ka miratuar ndryshimet në statut, të cilat u iniciuan nga një grup anëtarësh të Këshillit Kombëtar.
Pas miratimit në parim, të gjithë delegatët në mënyrë unanime kanë miratuar ndryshimet, ku përfshihen ndryshimi i logos dhe vulës së partisë, shkarkim i kryetarit kur humbet zgjedhje, primaret, fraksionet etj.
Gjithashtu, statuti i ri përpiqet të bëjë të pavlefshëm kuvendin kombëtar të datës 18 të thërritur nga Lulzim Basha, duke sanksionuar që asnjë vendim tjetër i ndërmarrë pas hyrjes në fuqi të statutit, shfuqizohet automatikisht.
Në statut është parashikuar ngritja e një komisioni të përkohshëm, që do të hapë rrugën për ndryshimet e plota të partisë.
Tashmë pak këtij votimi Partia Demokratike ka një statut të ri, i cili sipas komisionit të Kuvendit Kombëtar hyn në fuqi menjëherë.
Ndryshimet e statutit të PD nga Oerd Bylykbashi:
Parimi një anëtar, me qëllim të forcohet anëtarësia. Të zgjedhin kryetarët e degëve.
Votimet primare, kandidatët për Parlamentin dhe organet vendore kanë të drejtë t’i zgjedhin anëtarët
Referendumi, vendime të rëndësishme do merren nga anëtarësia.
Për të garantuar dhe forcuar lirinë e fjalës, fusim në statut fraksionet, partia bëhet më e madhe duke u bashkuar dhe jo duke u ndarë.
Kryetari duhet të udhëheq në bazë të vullnetit të anëtarësisë.
Organet do të bëhen fleksible dhe me fuqi vendimmarrëse, anëtarët do të zgjidhet me votë të fshehtë. Mbaron koha që kryetari emëron
Kryetari që humb zgjedhjet, pavarësisht arsyes i mbaron mandati menjëherë. Ky mekanizëm rrëzon kultin e individit.
Organizatat partnere, përveç lidhjes së gruas dhe të FRPD është shtuar dhe grupi Dhjetor 90’, të cilat do të kenë kuota më të mëdha dhe më shumë liri.
Logot dhe simbole janë shumë të rëndësishme. Me këtë statut ndryshon log, vula e kryetarit të PD, vula që ka kryetari deri sot nuk do të ketë vlerë nesër.
Të gjithë organet do të futen në një garë dhe në një ristrukturim për t’u përgatitu për një opozitë të vërtetë.
Ne propozojmë që me statut, që të ngrihet një komision i përkohshëm me figura dhe me autoritet. Ky organ do të garantoj deri në një fazë të dytë, kur të zgjidhet kryetari i ri dhe organet e reja.