Opinione Mjaft me porkeri

Mjaft me porkeri

Nga Kliton Nesturi

Mjaft me këtë porkeri. Secili në këtë jetë fatin e vet e ka mbi shpinë! Ne aspektin njerëzor jeta e kujtdo është e barabartë me jetën e çdokujt tjetër. Kështu edhe jeta e Parashqevisë apo e kujtdo personi, sado VIP qoftë. Aq më tepër kur ajo përdoret e me te luhet për interesa të personave apo grupimeve te caktuara.

Manipulimi i opinionit është gjithmonë i rrezikshëm sepse largon vëmendjen nga probleme të tjera, të cilat janë edhe më ekzistenciale.

Askush nuk është më i mirë dhe nuk thotë gjysem fjalë për fëmijët autikë, shumica e familjeve të të cilëve jetojnë në kushte mizerabel, apo për personat e tjerë të sëmurë e të pastrehë, për talasemikët, para dhe tetraplegjikët, fëmijët jetimë, për pensionistët që kanë punuar 40 apo 50 vjet dhe pensioni nuk u del as për ilaçe, për …

Ku është solidariteti social në këtë rast?

Përpara nesh parakalojnë vipa dhe rripa të cilët nuk kanë lexuar as pesë libra në jetën e tyre e që nuk dinë të shprehen.

Njerëz, mos u përdorni!