Bluzat e bardha janë duke shënuar ditë pas dite humbje të rënda në staf në Itali.
Beteja me koronavirusin po bëhet gjithnjë e më tragjike për profesionistët e kësaj fushe, të cilët janë padiskutim të parët më të rrezikuarit.
Të tjera viktima janë regjistruar në mesin e mjekeve këtë të hënë.
Totali tani ka shkuar në 24 , shumica në veri të vendit.
Raportohet se 11 ndër 24 mjeket e vdekur I përkasin shërbimit të familjes, pra janë mjeke familje në qëndrat shëndetesore të zonave të ndryshme.
Sipas urdhërit të mjekut në Itali, viktimat e fundit janë Rosario Lupo, mjek në spitalin e Bergamos, dhe Giuseppe Fasoli, mjek në pension në Brescia i kthyer në punë pas kërkesës së qeverisë nga emergjenca COVID-19.