E dyzuar mes rrugës që ka zgjedhur për të ndihmuar të tjerët dhe frikës se e bija mund të infektohet me COVID-19 ka bërë që Cecilia Bartalena, një mjeke në Lombardi ta kalojë mes frikës dhe shpresës këtë periudhë.
E mësuar për të përqafuar vajzën e saj dhe anëtarët e tjerë të familjes, tani fillimisht ajo i drejtohet dushit, vendos maskën dhe më pas e përqafon të bijën, e frikësuar se mos padashje do i transmetojë virusin.
Ajo shprehet se i mungon koha kur përqafonte lirisht të bijën dhe bashkëshortin e saj. Tanimë ajo fle e vetme në dhomën e së bijës, përdor një banjë të veçantë, ha në një hapësirë vetëm.
“Kur Petra më përqafon, mua më kap frika se pas 15 ditësh ajo do të sëmurët, ose nëse të dëgjoj ty duke u kollitur mendoj se është faji im. Kështu që unë jam munduar ta racionalizoj situatën duke menduar se e po e bëj këtë për një të mirë më të madhe.”
Puna e saj në spital ka ndryshuar plotësisht. Bartalena thotë se është nostalgjike për ditët kur të jesh doktor do të thoshte të kishe një marrëdhënie të ngushtë me pacientin dhe familjarët e tij. Ajo u shpreh se sa herë futet në repartin e koronavirusit e pyet veten se përse e bën një gjë të tillë dhe e vetmja përgjigje që ka është: jo për para.
“Sigurisht që nuk e bëj për shkak të rrogës apo obligimit moral, kjo nuk ka vlerë për momentin. E bëj për pacientët sepse ata nuk kanë zgjidhje tjetër. E bëj vetëm për ta dhe për kolegët e mi dhe mendoj se edhe ata e bëjnë për të njëjtën arsye. Duhet ta dini sesa herë punojmë është zgjedhja jon, një zgjedhje që ne e bëjmë çdo ditë. Ne nuk jemi heronj, ne kemi frikë gjithashtu”.