“S’mundja nuk ka arritur ende në fazën për të shfaqur të gjitha mënyrat e përhapjes dhe të elementëve klinikë që ka”.
Gjatë dëgjesës online që Kryeministri Edi Rama zhvilloi me Komitetin Teknik të Ekspertëve, mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo tha se masat e marra janë të domosdoshme për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
“Ecuria e sëmundjes është e tillë që do të paktën 5-6 javë për të treguar fytyrën e saj të vërtetë. Dhe sëmundja ende nuk ka arritur në fazën për të shfaqur të gjitha mënyrat e përhapjes dhe të elementëve klinikë që ka. Jemi akoma në atë fazë ku të kapim katin e sipërm të ndërtesës që pastaj të ecim në tarracë e të zbresim në shkallët poshtë”, u shpreh mjeku Tritan Kalo.