“Mercedes Benz ML’ e cila shpërtheu mbrëmë në zonën e Kinostudios i përket shtetasit D.H. me profesion mjek-kirurg në QSUT.
Ngjarja ndodhi reth orës 20:40, në rrugën “Belul Hatibi” teksa mjeti ishte i parkuar.
Blutë e Tiranës po hetojnë për ndonjë konflikt të mundshëm ku mund të jetë përfshirë, ndërsa po mblidhen kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi ngjarja.
Nga shpërthimi nuk ka patur persona të lënduar.