Extra Modelja që akuzohet se qëlloi hoxhën me pistoletë (FOTO)

Modelja që akuzohet se qëlloi hoxhën me pistoletë (FOTO)

Modelja që qëlloi me armë pranë shtëpisë së një hoxhe është Suzana Tahri, sipas mediave të ndryshme kosovare, një 28-vjeçare që ka qenë pjesë e programit televiziv “Shpia e Kosovës”, reality show.

Tahiri është angazhuar dhe në politikë.

Ajo ka qenë femra më e votuar e PDK-së në Vushtri dhe madje ka drejtuar degën e PDK në fshatin Pantinë, po sipas mediave të ndryshme në Kosovë.

Ajo dyshohet se ka kërcënuar shtetasin Sead Bejta, i cili është hoxhë në Mitrovicë, dhe madje se ka qëlluar me armë pranë tij. Përplasja mendohet se ka ndodhur për shkak të një lidhjeje romantike mes tyre.