Mahbuba Mammadzada, 23 vjeç, tha se donte të shiste virgjërinë e saj për ta bërë nënën e saj “krenare”.
Nga ofertat që i erdhën në vendin e tretë renditej një futbollist i njohur nga Mynihu, në vendin e dytë një avokat nga Londra, por personi që kreu marrëdhënie seksuale me Mammadzada, një nga modelet më të suksesshme të Azerbajxhanit, është një politikan nga Tokio, raporton Mirror.
Mahbuba, e cila njihet me emrin Maria, tha se donte të shiste virgjërinë e saj për ta bërë të ëmën e saj ‘krenare” dhe kështu që ato të mund të shëtisnin bashkë të gjithë botën.
Ajo nxori në ankand virgjërinë në sajtin Cinderella Escorts, me seli në Gjermani, dhe në profilin e saj shkruante se kërkontë një “sugar daddy”.
Në një deklaratë Maria ka thënë: “Unë dua të shes virgjërinë time në Escorts Cindrella sepse dua të kem një shtëpi për vete dhe për nënën time, kështu që më në fund mund të jetojmë mirë dhe gjithashtu të udhëtojmë bashkë në të gjithë botën. Dua të jetoj në SHBA dhe të vazhdoj karrierën time si modele. Më pëlqejnë qentë dhe ëndërroj të hap një strehë. Nëna ime bëri gjithçka për mua deri tani, dhe tani është radha ime, për ta bërë atë krenare“.
Mammadzada ka certifikatë mjekësore që konfirmon virgjërinë e saj.