Gazetarja Anila Hoxha ka folur sot për momentet e para, pas sulmit ndaj Top Channel që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së hënës.
E ftuar në “Wake Up”, gazetarja e TCH u shpreh se dëshmitarja e parë ishte kolegia e saj nga Departamenti i Lajmeve, e cila pak minuta pas ngjarjes ka arritur në ambientet e Top Channel, ku do të merrte turnin e natës.
Gazetarja, pasi ka pritur pak çaste që të hapej trau për të kaluar, ka zbritur nga automjeti, ku ka parë punonjësin e sigurisë Pal Kola pa jetë dhe në moment ka lajmëruar policinë dhe ambulancën e më pas kolegët.
“Unë kur mbërrita menjëherë pasi më njoftuan oficerët e policisë, kur shkova për momentin isha pa fjalë dhe një nga koleget e mia që e takova, ishte duke pritur të hynte pasi në atë orë do të merrte turnin e natës dhe ishte në pritje në automjet që të hapej porta për të hyrë. Ajo po priste të hapej trau dhe ka menduar pse po vonohej oficeri, ishte ai momenti kur do ta mbështetësh, ishte e traumatizuar dhe në një moment kishte lënë automjetin dhe kishte dalë.
Ishte dëshmitarja e parë që kishte parë Palin në momentin e fundit të jetës edhe si kjo kur fillon i pyet të gjithë, ishte traumatike e pastaj kthehet në forcë, që shiko jemi këtu për punën tonë për misionin tonë, asgjë nuk të tremb dhe vazhdojmë përpara”, u shpreh Anila Hoxha.