Aktualitet Mond Bego, “miku” i Taulant Ballës duhet të justifikojë pasurinë

Mond Bego, “miku” i Taulant Ballës duhet të justifikojë pasurinë

Operacioni Forca e Ligjit ka publikuar sot tre emrat e tjerë nga të cilët kërkon që të deklarojnë pasurinë dhe të justifikojnë burimin e tyre.

Konkretisht, ata janë:

Eduart Nazari, banues në Berat është arrestuar në vitin 2013, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Shtetasi Gentian Çako,  banues në Berat, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me 20 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese, e kryer në bashkëpunim”.

Ndërkohë emri i tretë është Mond Bego, banues në Tiranë, dënuar në Itali me 11 vjet burg, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikim droge”.

Ky i fundit është emër i njohur për publikun pasi është akuzuar shpesh nga Partia Demokratike për lidhje me bandën e Aldo Bares dhe miqësinë e tij me Taulant Ballën.

Bego njihet si biznesmen në Tiranë, sidomos në fushën e ndërtimit.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.