Politika “Si ta kuptojmë një mashtrues?!” Manuali i Bashës për Ramën

“Si ta kuptojmë një mashtrues?!” Manuali i Bashës për Ramën

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e quan kryeministrin Edi Rama një gënjeshtar kur thotë që qeveria ka tronditur krimin e organizuar.

Basha ka publikuar një video në “Facebook”, ku shfaqen disa nga personazhet e PS-së që janë subjekt të ligjit të dekriminalizimit. Duke filluar nga Armando Prenga, Elvis Rroshi, Mark Frroku, Saimir Tahiri, Agim Kajmaku etj.

Bashkangjitur videos, kryedemokrati shkruan se Rama mashtron gjatë gjithë kohës, e sipas tij, kjo është arsyeja pse “harron herën e fundit që ka thënë të vërtetën”.

“Kur mashtron e gënjen gjithë kohen, harron kur ke thënë për herë të fundit te vërtetën! Kjo i ndodh Edi Ramës sa herë që flet! Ndiqeni vetë”, shkruan Basha.