Pak pas përfundimit të mbledhjes në Kuvend për imunitetin e Saimir Tahirit, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka dalë në një deklaratë për mediat gjatë një takimi që po zhvillonte me të rinjtë e partisë së saj.
Ajo tha se Edi Rama ka rënë si Kryeministër dhe se shumë shpejt vendi po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme.
Më tej Kryemadhi hodhi akuza për lidhjet e bandave me qeverinë dhe kryeministrin Rama.
Sipas saj rezultati i zgjedhjeve të 25 qershorit është i ndikuar nga ndërhyrja bandave.