Aktualitet Një shqiptar si agjenti 007, bëhet hero në Britani pasi shpëton një...

Një shqiptar si agjenti 007, bëhet hero në Britani pasi shpëton një grua

Një shqiptar është kthyer në heroin e ditës në Britaninë e Madhe.

Ai shpëtoi jetën e një gruaje që po mbytej në lumin Tamiz të Londrës.

Kamarieri muskuloz Genci Gestila ishte duke pirë në një pab, kur dëgjoi thirrjet për ndihmë.

21-vjeçari tha për Daily Mail: “Ajo ishte në mes të lumit. Ishte thellë, nuk e prekte fundin dhe po thërriste: Nuk di të notoj”.

“Ishte e shokuar për shkak se uji është i ftohtë. Kur arrita te ajo, më tha se nuk merrte dot frymë. E nxora tek bregu”.

Ish-ushtari e nxori nga uji i ftohtë, përpara se të merrte autobusin dhe të kthehej në shtëpi.

Kalimtarët thanë se ai doli nga uji si aktori Daniel Craig në filmin ‘James Bond’.

Një dëshmitar tha: “Ai dukej si Daniel Craig. Një oficeri i tha hero. Mendoj se ai njeri duhet vlerësuar”.

Shqiptari ka jetuar në Greqi dhe aty ka kryer edhe shërbimin ushtarak.