Pas dorëheqjes së Petrit Vasilit nga drejtimi i LSI-së mësohet kryetari i ri i kësaj partie.
Ajo do të jetë Monika Kryemadhi, deputetja dhe kryesuesja e listës së Elbasanit në zgjedhjet e 25 qershorit.
LSI arriti të fitojë 19 mandate në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, ndërsa objektivi i Petrit Vasilit dhe Ilir Metës, ky i fundit edhe kryesoi fushatën elektorale, ishte për të dalë forcë e parë.
Ky rezultat dhe 74 mandatet që fitoi PS, bëjnë që LSI të kalojë në opozitë për katër vitet e ardhshme.