Atletico Madrid i teknikut Diego Simeone fitoi sot ndaj gjermanëve të Bayer Leverkuzen me rezultatin 1-0.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi sulmuesi Alvaro Morata në minutën e 78-të me anë të një goditje me kokë.
Goli i ish-sulmuesit të Juventus dhe Chelsea zhbllokoi një ndeshje të ekuilibruar, ku të paktën në pjesën e parë u kontrollua mirë nga gjermanët, që patën edhe raste shënimi.
Fitorja e Atletikos çon ekipin spanjoll në krye të klasifikimit në grupin që përbehet edhe nga Lokomotiva e Moskës dhe Juventusi.
Ndërkohë, në grupin C Shaktar Donetsk dhe Dinamo e Zagrebit barazuan 2-2, duke i dhënë ende shpresë italianëve të Atalantës që do të përballen me gjigantët e Manchester City.