Aktualitet Morën ryshfet, kalon për gjykim dosja me akuzën e korrupsionit për Ilir...

Morën ryshfet, kalon për gjykim dosja me akuzën e korrupsionit për Ilir Nishanin dhe dy zyrtarët AKM

Gjykata e Posaçme kalon për gjykim për akuzën e “korrupsionit” Ilir Nishanin, vëllain e ish-presidentit Bujar Nishani. Ai dyshohet të ketë marrë ryshfet në cilësinë e inspektorit të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.

Bashkë me të kaluan në gjykim, po për korrupsion, dy ish-zyrtarët e së njëjtës agjenci, Genci Hicka dhe Gerson Tafa, si edhe mjekët Konstandin Balloma dhe Besim Boçi.

Sipas SPAK, në vitin 2020 tre zyrtarët e Mjedisit kanë marrë një ryshfet prej 30 mijë lekë nga dy mjekët Balloma e Boçi, në këmbim të mosgjobitjes për trajtimin e mbetjeve spitalore.

Hetimi ndaj zyrtarëve të Mjedisit, nisi pas kallëzimit të mjekëve, të cilët përfunduan të pandehur në të njëjtën dosje më pas.