Nuk dihet ende se kush është grabitësi që mbeti i vrarë në grabitjen e ndodhur sot në pistën e aeroportit të Rinasit. Ai nuk ka pasur kartë identiteti me vete. Ndërsa një foto që i është paraqitur rreth 40 të shoqëruarve në polici për ngjarjen, nëse e njohin apo jo grabitësin, të gjithë janë shprehur që jo.
Grabitësi, që është një mashkull mbi 30 vjec, 1.75 cm i gjatë, u vra në tentativë për tu arratisur me bashkëpunëtorët pas grabitjes së rreth 10 milionë eurove në pistën e aeroportit të Rinasit, por mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e policisë. Autorët e tjerë ikën në këmbë me thasët me para me vete. Braktisën në vendin e ngjarjes një furgon me mbishkirm të falsifikuar “hetimi Tatimor” dhe u larguan me një automjet tjetër që i priste, i cili u gjet më tej i djegur pranë Bathoret. Për të humbur gjurmët ata dyshohet të kenë lëvizur me një automjet të tretë për të vazhduar arratinë e tyre. Për ngjarjen janë shoqëruar mbi 40 persona, dhe janë lëshuar 4 urdhër areste për personat përgjegjës të sigurisë brenda aeroportit të Rinasit.