Aktualitet Mori bonusin dhe e hodhi të porsalindurin në Kir, e denoncuan misionaret...

Mori bonusin dhe e hodhi të porsalindurin në Kir, e denoncuan misionaret e Kishës. 32-vjeçarja: S’kisha mundësi ta mbaja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës. Policia bën të ditur se një nënë 32-vjeçare ka hedhur në lumin e Kirit djalin e saj vetëm 8-ditësh.

Trupi i pajetë u gjet pas kërkimeve gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm në vendin e quajtur Postribë, në lumin Kir.

“E hodha sepse nuk kisha mundësi ta mbaja”, i ka thënë ajo policisë së Shkodrës.

Forcat e policisë e kanë arrestuar menjëherë me akuzën e vrasjes me dashje.

Sipas Ora News, Orjana Gremi kishte dalë nga spitali më 4 janar pasi kishte kryer të gjitha procedurat edhe për përfitimin e bonusit.

Sipas të dhënave të para 32-vjeçarja rezulton e lindur në Fier dhe ka jetuar në Shkodër tek të afërmit e saj

Mendohet që foshnja që kishte lindur më 30 dhjetor 2022 është hedhur në lum dy ditë para se ta gjejnë dhe kanë qenë misionaret e kishës katolike që kanë njoftuar dje policinë pasi kanë parë që e reja nuk ka pasur fëmijën, informon Ora News