Ana Shkreli, drejtoresha e “Shtëpisë Muze” të Kadaresë në Tiranë ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj. Kjo pas protestave kundër shembjes së Godinës së Teatrit Kombëtar në të cilat ka marrë pjesë.
Ka qenë një postim në rrjetet sociale e cila ka inicuar thashethemet për largimin e saj. “Në orën time të zezë mendova se njerëzit për lirinë kanë dhënë jetën. Fillime të reja” – shkruante ajo, e më pas miqtë e saj e uronin në rrugën e saj.
Ana Shkreli është vajza e zv.ministrit të Infrastrukturës, Artan Shkrelit dhe e ish-deputetes socialiste, Ledi Shamku. Po ashtu është partnerja e kreut të FRPD-së Belind Këlliçit.
Ajo ishte iniciatore dhe punoi fort për ngritjen e shtëpisë muze të shkrimtarit Ismail Kadare. Por ajo gjithashtu ishte kundër shembjes së Teatrit dhe është parë e fotografuar në protestë.
Babai i saj, Artan Shkreli ka qenë i heshtur lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar.