Aktualitet Mori ryshfet 50 mijë lekë gjatë hetimit të një aksidenti, arrestohet Oficer...

Mori ryshfet 50 mijë lekë gjatë hetimit të një aksidenti, arrestohet Oficer i Policisë Gjyqësore në Elbasan

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme ka arrestuar sot në Elbasan një Oficer të Policisë Gjyqësore që merrej me hetimin e aksidenteve rrugore.

Në pranga ka rënë efektivi me gradën Nën Komisar me iniciale K.O., 52 vjeç, pas hetimeve me metoda speciale.

Në një njoftim për mediat, SHÇBA sqaron se OPGJ dyshohet se ka marrë ryshfet në vlerën 50.000 Lekë gjatë hetimit të një aksidenti rrugor, ku mbetën të plagosur disa persona.

Efektivi akuzohet për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.