I shumëkërkuari Klement Balili është vetëdorëzuar në Policinë e Shtetit mëngjesin e kësaj të marte.
Ai është dorëzuar në afërsi të Finiqit rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm pas negociatave të nipit të tij Rigels Balili me policinë.
Klement Balili ka vendosur tre kushte për dorëzimin; mos ekstradimin në Greqi, proces të drejtë dhe kushte të mira në qeli.
Report Tv siguron pamjet ekskluzive të momentit kur Balili dorëzohet në polici mëngjesin e sotëm.
Në pamjet e siguruara nga Report Tv duket baroni i drogës duke u përqafuar dhe përshëndetur me familjarët dhe të afërmit e tij. Më pas Balili u shoqërua në drejtim të Tiranës nga eskorta e Policisë së Shtetit ku i pranishëm ishte edhe drejtori Ardi Veliu.
Pamjet janë siguruar nga gazetari Artan Hoxha.