Ish-deputet i Partisë Demokratike, Ervin Saljanji, është përplasur me deputetin e ri të ardhur nga lista e LSI-së për Tiranën në Parlament, Ralf Gjoni.
Ndërkohë që Gjoni po fliste për çështjen e vendimit të Holandës për kthimin e vizave tregoi edhe për përvojën e tij në Britaninë e Madhe, ku siç tha ai kishte punuar si përkthyes për policinë “për ca lekë më shumë”.
Menjëherë ka replikuar Salianji, i cili i ka thënë se edhe tani ju keni zgjedhur të futeni në Parlament për “ca lekë më shumë”.
“Ju jeni qesharakë dhe nuk përfaqësoni askënd! Merrni rrogën si hallexhinj, shumë pak do tradhtonin për shkak të hallit personal, jeni në të drejtën tuaj por jo për interes publik!”, tha ish-deputeti demokrat në studion e “Open”.
Debati shpërtheu më tej kur Salianji i kujtoi Gjonit episodin e bojës.
“Mos guxo më të ma kujtosh më atë moment. Unë kam familje, turp të kesh! Nuk bëhet fjalë për bojën, por është agresion fizik ndaj familjes sime nga njerëz që zënë pritë në hyrjen e banesës sime. Mos guxo më Salianji të më përdorësh atë episod kriminal për të më kërcënuar”, tha Gjoni.
Salianji u përgjigj: “Unë kam turp që dal në të njëjtin ekran me ty, por çfarë të bëj! Ti je budalla! Ti je aty për të marrë një rrogë dhe kaq. Mos ma trash zërin mua se e ke të hollë”.
“Unë ta trash ty dhe kryetarit tënd”, ia ktheu Gjoni.