Kremlini përsëriti edhe njëherë thirrjen drejtuar autoriteteve greke që të mos furnizojë me raketa S-300 Ukrainën në të kundërt do të ketë një kundërpërgjigje.
Përmes një deklarate për mediat, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, u shpreh se Greqia nuk mund të furnizojë Kievin me armë që mori prej Rusisë, në të kundërt do të shkelte marrëveshjen ushtarake mes dy vendeve, të nënshkruar vite më parë.
“Po flasim për një shkelje të rëndë të dispozitave të marrëveshjes ndërqeveritare ruso-greke mbi bashkëpunimin teknik ushtarak të 30 tetorit 1995 dhe për furnizimin e produkteve ushtarake të 3 dhjetorit 2013, të cilat në mënyrë të qartë e ndalojnë Greqinë të rieksportojë pajisje ushtarake të marra nga ne, tek një palë e tretë, pa pëlqimin e Rusisë”, tha Maria Zakharova.
Zakharova duke kërcënuar me pasoja të paprecedentë Athinën nëse ndihmon me furnizime armësh ruse, Ukrainën, ka deklaruar se në një rast të tillë, të gjitha pajisjet ushtarake të dërguara në Kiev do të gjurmohen dhe do të shkatërrohen nga forcat ruse.