Sport Blaise Matuidi tërhiqet nga futbolli: Të desha shumë, por është koha për...

Blaise Matuidi tërhiqet nga futbolli: Të desha shumë, por është koha për të ndaluar

Blaise Matuidi është tërhequr nga futbolli në moshën 35-vjeçare. Mesfushori francez luajti me skuadra si PSG, Juventus, St Etienne dhe Troyes, ndërkohë që në verën e vitit 2020 u transferua në MLS tek Interi Miami.

Matuidi fitoi 21 trofe me PSG-në dhe Juven, ndërkohë që në Rusi 2018 u shpall Kampion Bote me kombëtaren e Francës, fanellën e së cilës e veshi 84 herë (9 gola). Me një postim të shkurtër ka lajmëruar mbylljen e karrierës si futbollit.

“Futboll, të kam dashur shumë, më ke dhënë shumë, por ka ardhur koha të them stop. Realizova ëndrrat si fëmijë dhe si i rritur. Me emocione, por me krenari e kthej këtë faqe! Faleminderit”, shkroi Matuidi në rrjetet sociale.