Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të enjte pas arrestimit të të paktën 13 personave dhe shpalljes në kërkim të 12 të tjerëve nën akuzën e evazionit fiskal.
Kreu i qeverisë tha se mesazhi është i qartë për të gjithë: “Mos luani me taksat se ju gjen belaja!”
“Ulja e taksave e lehtësimi tërësor i biznesit,synojnë dhe uljen e informalitetit dhe evazionit fiskal!
Arrestimi i një duzine shkelësish dhe shpallja në kërkim e një tufe tjetër nga biznesi i madh, për mashtrim me taksat, është mesazh i qartë: Mos luani me taksat se ju gjen belaja”, shkroi Rama në Twitter.