Elsa Lila reagoi për herë të parë në lidhje me debatin për versionin e këngës “Pyes lotin” me Capital T, pas komenteve të kompozitorit të këngës, Valentin Veizi.
Në një postim në Instagram, Elsa njoftoi se versioni me Capital T është rikthyer në YouTube. “Kush duron, fiton!” shkroi ajo.
Elsa Lila dhe Capial T kënduan “Pyes lotin” në “Festivalin e Këngës”, mirëpo kompozitori nuk e mirëpriti aspak performancën, duke pretenduar se “i bënë pis këngën”.
Pas reagimit të tij publik, kënga u fshi nga Youtube. Valentin Veizi u shpreh në atë kohë se nuk ka komunikuar me Elsa Lilën, por “ka ndjerë dhimbje kur ka parë këngën të deformuar”.
Tani, duket se Elsa ia ka dalë ta zgjidhë mosmarrëveshjen.