Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar mediat që të filtrojnë informacionet, të verifikojnë ato që thonë dhe të qetësojnë shpirtrat e njerëzve në këtë situatë, pasi, përndryshe qeveria do të bëjë “atë që s’ua rrok imagjinata”.
“Gjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme të fatkeqësisë natyrore, Japonia ka masa ekstreme për mediat private, që mesa duket edhe në Japoninë e urtësisë së vjetër, paskan qenë taksirat mbi taksiratin e madh të tërmetit! Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata! Filtroni informacionet dhe verifikoni ato që thoni! Menaxhoni debatet dhe ndaloni klithmat nëpër studiot tv dhe përfshihuni në qetësimin e shpirtrave të goditur më keq se banesat! Kontribuoni për të kanalizuar energjinë e jashtëzakonshme të solidaritetit mbarëshqiptar”, paralajmëron Rama në rrjetet sociale.