Videoja e sherrit të një shqiptari në Angli është bërë virale në median sociale.
Fillimisht ai konfliktohet me një person dhe më pas pjesë e sherrit bëhet edhe një tjetër burrë.
Me sa kuptohet edhe nga pamjet e mëposhtme, londinezi duket se e ka acaruar keq shqiptarin, i cili nuk i ka kursyer të sharat jo vetëm në anglisht, por edhe në shqip.
Ky i fundit ishte i shoqëruar nga vajza e tij, e cila dëgjohet të thërrasë gjatë gjithë kohës, “babi, babi, o ba, stop. Babi please. Hajde ikim o ba”, në mënyrë që të largohen, por shqiptari vazhdon dhe ndjek londinezin rreth e përqark makinave, ndërsa dëgjohet që e shan: “Do të q* ropt. Motherfu*ker.”
Ai mbërthen një tub hekuri për t’i gjuajtur, por fatmirësisht nuk arriti ta zinte dhe në tentativë për t’i gjuajtur me ç’kishte në dorë shqiptari, prek makinën e një tjetër personi, i cili irritohet dhe përfshihet në sherr.
Konflikti midis tyre vijon me grushte dhe shqelma, por në fund shqiptari me vajzën largohen para se të vinte policia.