Extra “Mos u kthe Trix…, Donaldi nuk të respektoi”, Beatrix mbështet mendimin e...

“Mos u kthe Trix…, Donaldi nuk të respektoi”, Beatrix mbështet mendimin e ndjekëses

Një nga gjërat më të diskutuara në mediat rozë ka qenë marrëdhënia e Beatrix dhe Donald që duket se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, pak pas përfundimit të “Big Brother VIP”.

Ndërkohë që asnjëri prej tyre nuk ka folur lidhur me ndarjen, Beatrix ka lënë “një sinjal”, duke i bërë ‘like’ një postimi kundër bashkimit të dyshes, duke përmendur presionin dhe mungesën e respektit që i është bërë këngëtares sipas tyre.

POSTIMI

Mos u kthe Trix!

Kam lexuar diku që duhet t’i besosh njerëzve kur e tregojnë se kush janë. Ne të verbuar nga shpresa e iluzioni nuk e bëjmë. Mbysim veten në cirqe mendore justifikimesh, duke e bërë njeriun që kemi përballë të jetë ai që duam ne, e jo ai që është realisht.

Po lexoj presion mbi këtë vajzë që të kthehet. Si të kthehet Beatrix te një njeri që nuk e respektoi në asnjë moment, ndërsa dikë tjetër nuk harroi ta respektonte edhe në momente të vështira?

Si të kthehet Beatrix pas gjithë urrejtjes që mori për shkak të tij. E më pas heshtjes dhe injorimit publik e mes miqsh?

Si të kthehet pas lumturisë së parashutave?

Si të kthehet pas nënvlerësimit të ndjenjave?

Si të kthehet te një njeri që nuk i kupton gabimet…

Si të kthehet te një njeri që ka të shenjtë çdo gjë veç saj…

Si të kthehet në një rreth vicioz gabimesh e pendimi…

Si të kthehet aty ku ka rëndësi vetëm ndjenja e dikujt tjetër… Të qëndrojë gjithë jetën me zemër në dorë…

Mos u kthe Trix… Thonë që pranojmë dashurinë që mendojmë se meritojmë, e ti mos u kthe, se nuk e meriton këtë dashuri…E në të dashtë të do gabim…