Është hapur ankandi Zlatan Ibrahimovic. Pavarësisht 38 viteve mbi supe, gjiganti suedez ndihet në formë dhe i karikuar për të shënuar gola e fituar trofe. Aventura amerikane me Los Angelos Galaxy mbaroi dhe tani pritet rikthimi në Evropë.
Milan, Napoli dhe Bologna e duan në ekip, por jo vetëm. Në Rusi e do Zeniti, teksa ftesa e fundit vjen nga Bundesliga dhe ftesa është shumë e veçantë. “Mos u shqetëso Zlatan Ibrahimovic, nuk luhet bejsboll këtu te ne“, shkruan në faqen zyrtare klubi i Schalke 04.
“Erdha, pashë, pushtova. Faleminderit Los Angelos Galaxy që më bëri të ndihem përsëri i gjallë. Tifozëve u them: e donit Zlatanin, ja u dhashë atë. Historia vazhdon… Tani mund të riktheheni të ndiqni bejsboll“, u shpreh Ibra në lidhje me largimin nga Amerika, teksa tani vjen edhe ftesa origjinale e klubit gjerman.