Të gjithë ata që duan kafenë tashmë do të dëgjojnë lajme të mira. Një hulumtim i ri ka zbuluar se kafeja është e lidhur me një sërë përfitimesh shëndetësore. Nëse jeni duke pyetur veten, “çfarë përfitimesh shëndetësore?” këtu ju tregojmë një përmbledhje të shpejtë.
1-konsumi i kafesë mund të ulë sheqerin në gjak.
2-është shumë efikas për shëndetin e mëlçisë.
3-ndihmon në memorien afatgjatë duke anashkaluar sëmundjet e kujtesës si alzaimer.
Së bashku me të gjitha këto, kafeja ka një koktej komponimesh (dhe ilaçin tonë të preferuar, kafeinën) që na ndihmon në përmirësimin e gjendjes shpirtërore dhe në përgjithësi na bën më të qëndrueshëm fizikisht. Shumica e studimeve të kafesë dhe çajit janë vëzhguese, duke u mbështetur në konstatime të ndryshme, ndërsa analizimi i një shkaku për përfitimet shëndetësore do të ishte diçka tjetër. Studiuesit e përqendruan kërkimin e tyre në ndryshimet epigjenetike, domethënë ndikimet mjedisore tek gjenet (në këtë rast pirja e kafesë dhe çajit), të cilat nga ana tjetër ndryshojnë shprehjen e gjeneve.
“Epigjenetika paraqet modifikime në ADN që nuk ndryshojnë sekuencën themelore të ADN-së, por përkundrazi, ndikojnë në shprehjen e gjenit. Epigjenetika sugjerohet si një mekanizëm që ndërmjetëson efektet e faktorëve dietikë dhe stilin e jetës në fillimin e sëmundjeve,” shkruajnë studiuesit.
Studimi vlerësoi te dhënat e shoqatës “të gjerë epigjene” mbi konsumin e kafesë dhe çajit të afro 15.800 njerëzve me origjinë europiane dhe afrikano-amerikane. Për të arritur te ky numër i njerëzve, ata përfshinë rezultate nga 15 studime epigjenetike, të cilat ishin kryer më parë.
“Fuqia kryesore e studimit aktual është madhësia e mostrës dhe kontributi multi-etnik,” vunë re studiuesit.
Duke kontrolluar faktorë të tjerë që mund të ushtrojnë ndikim në gjenet e njerëzve përveç konsumimit të kafesë, studiuesit zbuluan se mendohet që kafeja të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të caktuara, ndër më të rëndësishmet sëmundja e mëlçisë dhe sëmundjet e zemrës. Procesi me të cilin komponimet e kafesë ndikojnë në gjenet tona quhet metilimim i ADN-së dhe sa më shumë mësojmë rreth këtij, procesi do të mësojmë edhe për sëmundjet dhe çrregullimet e ndryshme.
“Në mënyrë kolektive, ky studim tregon se konsumi i kafesë është i shoqëruar me nivele diferenciale të metilimit të ADN-së dhe që variacionet epigjenetike të lidhura me kafenë mund të shpjegojnë mekanizmin e veprimit të konsumit të kafesë në rrezikshmërinë e sëmundjeve të ndryshme “, kanë shkruar studiuesit.
Dhe ky nuk është studimi i parë që ka gjetur këto lloj rezultatesh. Hulumtimet e hershme zbuluan se kafeja madje mund të “rregullojë” gjenet e dëmtuara të ADN-së përmes metilimit, i cili nga ana tjetër mund të ndikojë në shprehjen e gjeneve që lidhen me gjithçka, që nga diabeti deri te sëmundja e Parkinsonit. Edhe pse ky është një lajm i mirë, këto gjetje janë ende paraprake dhe bazohen në vëzhgimin e korrelacioneve midis fakteve të ndryshme të gjetura nga studime të mëparshme. /Burimi Forbes/Përshtati në shqip Gazeta Si