E ndërsa kreu i PD-së, Lulzim Basha ka vendosur të mos marrë pjesë në zgjedhje dhe duke përshkallëzuar protestën, ku ka bërë thirrje për mosbindje civile, brenda partisë kanë nisur të dalin zërat kundër.
E para ka qenë deputetja Jozefina Topalli, e cila ka kërkuar mbledhjen e grupit parlamentar pasi një gjë e tillë nuk ka ndodhur prej tre javësh.
Ndërkohë, këtë kërkesë e mbështet edhe deputetja tjetër demokrate, Majlinda Bregu, e cila ka folur edhe për vendimin për mos marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit.
Sipas Bregut, një vendim i tillë nuk është marrë nga Basha në konsultim me grupin parlamentar.
Bregu thekson se PD po hyn në një rrugë që nuk i përket dhe se ndryshimi në Shqipëri mund të vijë vetëm nëpërmjet zgjedhjeve dhe jo rrëmujës.
Ajo kritikon Bashën edhe për refuzimin e ofertës së David McAllister, duke i dhënë kryeministrit Edi Rama më shumë argumenta kundër PD-së.