E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Leyla Moses-Ones, foli për situatën pas tërmetit në vendin tonë, duke konfirmuar se një ekip me inxhinierë ka ardhur në Shqipëri nga SHBA për inspektuar godinat e dëmtuara.
“UNCEF në këtë mbështetje që ata do t’iu ofrojnë të paktën 9 mijë fëmijëve të cilët kanë nevojë pas kësaj situate. Gjithashtu kemi dhe një ekip inxhinierësh ndërtimi të cilët kanë ardhur këtu për të parë nëse ndërtesat janë të banueshme, por edhe të sigurta për popullin shqiptar”.
Ajo u pyet nga gazetarët nëse do të ketë mbështetjen e SHBA, SPAK për të hetuar përgjegjësinë njerëzore pasi prokuroritë e Durrës, Krujës dhe Tiranës kanë nisur një hetim masiv: “Nuk kam një informacion specifik deri tani në lidhje me dosjet që do t’i transferohen SPAK, por ne e mbështesim atë 100% dhe do të qëndrojmë pas çdo përpjekje për të mbështetur shtetin ligjor këtu në Shqipëri”.