Prej ditësh moti i keq dhe temperaturat e ulëta kanë përfshirë të gjithë vendin, duke sjellë edhe vështirësi në zona të shumta.
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me pamje nga ndërhyrja në zonë e strukturave shtetërore.
“Me këto pamje të angazhimit maksimal të të gjithë strukturave shtetërore për të qenë pranë njerëzve dhe lehtësuar situatën e vështirë të krijuar nga reshjet e dendura të dëborës duke garantuar të gjitha shërbimet dhe sigurinë e jetës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Gjatë ditës së sotme, priten reshje mesatare, deri lokalisht intensive në disa qarqe.
Ato do të jenë në formë dëbore në gjysmën Lindore të vendit dhe në terrenet malore.
Në pjesën Perëndimore, ato do të jenë kryesisht në formë shiu ose shi i përzier me dëborë. Sa i takon temperaturave do të pësojnë një rritje me rreth 2 gradë.
Më konkretisht gjatë ditës së sotme, e enjte 10 janar, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet 3-9 °C, në vendet e ulëta 2- 6 °C dhe në vendet malore -5 deri në 1 °C.