Moti i përkeqësuar ka sjellë probleme në udhëtimet detare në portet e Vlorës, Durrësit dhe Sarandës. Deti me fuqi deri në 9 ballë në det të hapur, dallgët me lartësi 5 metra, si dhe shpejtësia e erës 15-20 m/s rrezikojnë mjetet lundruese që të dalin në det.
Fuqia e erës pritet të shtohet edhe më shumë gjatë orëve në vijim, për këtë arsye kapiteneria e Portit të Vlorës ka vendosur që trageti i linjës Vlorë-Brindisi të mos niset sot drejt Italisë.
Edhe muaji shkurt do të sjellë prezencë të shpeshtë të reshjeve, ndërsa pritet edhe një hyrje e masave ajrore polare nga mesi i shkurtit.
Aktualitet Moti i keq, trageti Vlorë-Brindisi anulon udhëtimin