Nëse keni bërë plane që të shijoni plazhin në pranverë, atëherë koha do të jetë në favorin tuaj.
Java e parë e prillit do të nisë me rritje të temperaturave dhe ditët do të bëhen më të nxehta.
Por pas 5 ditëve të para të muajit të ri, do të ketë ulje të temperaturave dhe moti do të jetë i lëkundur në 15 ditët e para të prillit.
Meteorologia Tanja Porja e ftuar në emisionin “Rudina” tregoi sot se, vazhdimi i prillit do të ketë temperatura të larta.
Ajo shtoi se një anomali do të shënohet me Juglindjen e vendit, pasi do të ketë mot më të nxehtë në këtë zonë sesa në pjesën tjetër e vendit, duke iu referuar qarqeve: Elbasan, Berat, Korçë dhe Pogradec.
Ndërsa muaji maj do të jetë më i freskët dhe më i thatë se vitet e tjera.