Me konsumatorët që kërkojnë SUV dhe qeveritë që kërkojnë makina elektrike, prodhues si Ferrari janë vënë në vështirësi.
Por i pasionuari pas Ferrarit nuk do një makinë me të cilën të çojë fëmijët në shkollë, apo të bëjë blerje në supermarket.
Për këtë arsye, Ferrari ka krijuar versionin Icona, që përzien stilin klasik të viteve 1940-1950, me teknologjinë më të lartë që mund të ofrojë inxhinieria e kohëve të sotme.
Dy modelet quhen Monza SP1 e Monza SP2, dhe kanë motorin më të fuqishëm që ka bërë ndonjëherë Ferrari.