Jose Mourinho është padyshim kryefjala e ditës në Angli. Portugezi debutoi me fitoren në stolin e Tottenham, me “Gjelat” që triumfuan 2-3 ndaj West Ham në transfertë. Në fund të ndeshjes, trajneri portugez foli për mediat angleze, ku u shpreh i lumtur për fitoren, si dhe zbuloi se çfarë kishte thënë në pushim me lojtarët e tij.
“Isha vërtet shumë i lumtur deri para se të pësonin dy golat. Po luanim mirë dhe po bënim gjithçka siç e kishim planifikuar në stërvitje. Patëm raste për 4-0, ku mund të vritej ndeshja përfundimisht. Tottenham është me fat që unë kam shumë vite në Premier League, pasi i thashë djemve në pushim që edhe nëse do të jemi 0-3 deri në minutën e 85-të, ndeshja do të jetë ende e hapur. Ajo që është më e rëndësishme tani është që fituam dhe që djemtë janë të lumtur, kjo është ajo që doja.”
“Jam shumë i lumtur për të. Kalova disa minuta në stërvitje dhe jashtë fushe me Delen. Po diskutonim dhe po thoshim që Dele Alli duhet të rikthehet. Është shumë lojtar i mirë, për të mos qenë në më të mirët e Botës dhe në Kombëtare.”
“Special One” u ndal edhe të diskutonte edhe për rikthimin e tij. Në lidhje me këtë temë, Mourinho u shpreh: “Futbolli ka të bëjë me të gjithë emocionet që ti merr gjatë ndeshjeve, si ato të mira, si ato të këqija. Nëse ti fiton gjithë kohës, atëherë nuk mendoj se mund ta duash aq shumë futbollin, sepse nuk e vlerëson aq sa duhet momentin e fitores.
Tani kur punon, ndihesh shkëlqyeshëm, sepse më parë je shkarkuar. Nëse nuk je shkarkuar më parë, atëherë nuk mund ta kesh ndjesinë se si është të rikthehesh. Janë shumë faktorë së bashku. Për 11 muaj me radhë, nuk po flija, nuk po qaja, thjesht po përgatisja veten të rikthehesha!”