Sport Tension brenda dhe jashtë fushës, në fund Luftëtari dhe Flamurtari ndajnë nga...

Tension brenda dhe jashtë fushës, në fund Luftëtari dhe Flamurtari ndajnë nga një pikë

Flamurtari dhe Luftëtari kanë ndarë nga një pikë, në një ndeshje jetike për të dyja skuadrat. Një takimin, ku nuk ka munguar tensioni në fushë dhe jashtë saj, në një përplasje mes trajnerit të Luftëtarit dhe fotografit të Flamurtarit, por edhe në disa episode të kontestuara nga ana e vlonjatëve për penallti të mos akorduara nga gjyqtari Beqiri.

Gjithsesi pika nuk i bën punë asnjë ekipi, në përpjekje për të kërkuar mbijetesën. Pas takimit trajneri i Flamurtarit Luan Birçe është dukur i zhgënjyer me rezultatin, por mbi të gjitha me vendimet e gjyqtarëve, të cilët sipas tij ndikuan në rezultatin e takimit, duke mos dhënë tre penallti.

Trajneri ka folur dhe për konfliktin në fund të takimit me fotografin e Flamurtarit, ku trajneri grek pas një debati duket sikur shtyn këtë të fundit, duke e cilësuar një keqkuptim i zgjidhur pas ndeshjes. Fotografi disa javë më parë pati një konflikt edhe me disa tifozë të Partizanit.

Flamurtari ngjitet në kuotën e 5 pikëve, ndërsa Luftëtari 8, me dy skuadrat gjithmonë edhe më shumë në vështirësi për objektivin e mbijetesës.