E ardhmja e José Mourinho sipas… Mourinho. Është vetë Special One që përckton identikitin e vendit të tij të ardhshëm të punës, pas trazirave tek United e pushimit aktual. Në përgjithësi bëhet fjalë për një klub ku mund të punojë në dakordësi të plotë me të gjithë; në vecanti një klub si ishte Inter 2008-2010, ai i dy titujve kampion dhe Tripletës, me Moratti e ata kampionë në skuadër. Mund të jetë dëshirë vërtetë, por edhe një e dhënë merkato…
Mou dëshiron që klubi i ardhshëm të ketë “empati të brendshme” e jo “konflikte të brendshme”. Portugezi e ka shpjeguar në një intervistë për ‘Telegraph’. Tekniku ka qartësuar se paratë nuk janë prioritet dhe ka pranuar se ka refuzuar një ofertë faraonike nga një klub që nuk do ti bëjë të ditur emrin sepse “dua një futboll të nivelit të lartë e ambicje maksimale”.
“Dua të punoj – tha ai – në një klub të strukturuar, ku trajneri të jetë pjesë e rëndësishme e kësaj strukture, por jo vetë struktura. Dua të punoj me njerëzit që dua. Me të cilët të ndihem mirë në punë, me t cilët ndaj të njëjtat ide. Ishte ajo që kisha tek Inter”, theksoi ‘Special One’.
Mourinho ka shpjeguar se është një fitimtar i lindur, por të qendrosh 18 muaj pa ngritur një trofe i ka mësuar disa gjëra. “Njerëzit thonë se mësohet nga humbja. Ndoshta ka të vërtetë në këtë thënie: ndjej se habitati im natyral është fitorja. Kjo është hera e parë që nuk fitoj asnjë trofe prej 18 muajsh. Disa nuk fitojnë trofe prej 18 vjetësh…”.