Dhjetëra mijëra bletë të mbajtura në koshere në çatinë e Notre Dame mbijetuan nga zjarri shkatërrues që depërtoi në katedrale.
“180.000 bletët që jetonin në tre koshere në kulmin e çatisë së katedrales janë zbuluar gjallë”, tha Nicolas Geant, bletari i monumentit.
“Unë ndihem i lehtësuar. Pashë fotografitë satelitore që treguan se tre kosheret nuk u dogjën, mendova se ata ishin shkrumbuar me katedralen”, tha ai. Z. Geant është kujdesur për bletët që nga viti 2013, kur u instaluan si pjesë e një iniciative të gjerë të qytetit për të rritur numrin e bletëve në rënie.
Geant tha se dyoksidi i karbonit, i shkaktuar nga zjarri, i vuri bletët në një gjendje përgjumje, në vend që t’i vriste ato. “Kur bletët ndjejnë zjarri, ato e futen në mjaltë dhe mbrojnë mbretëreshën e tyre. Bletët evropiane kurrë nuk i braktisin kosheret e tyre”, tha ai.
Presidenti francez Emmanuel Macron është zotuar ta rindërtojë katedralen brenda pesë vjetësh.
Zjarri besohet të jetë një ngjarje aksidentale. Hetuesit thonë se një qark elektrik i shkurtër është shkaku më i mundshëm i shpërthimit të zjarrit.