Sport Muriqi zbarkon në Romë: Jam i përshtatshëm për stilin e lojës së...

Muriqi zbarkon në Romë: Jam i përshtatshëm për stilin e lojës së Lazios

Vedat Muriqi zbarkon në Romë. Sulmuesi dardan ka planifikuar të zhvillojë vizitat e zakonshme mjekësore në klinikën Paideia të hënën në mëngjes, më pas do të shkojë në “SS Lazio Training Center” për të nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me klubin bardhekaltër.

26-vjeçari i lindur në Prizren është blerë nga radhët e Fenerbahces për 18 milionë euro (plus 2 bonuse).

Lojtari u largua nga Turqia rreth mesditës, ku foli për mediat lokale për të treguar përshtypjet e tij të para për këtë aventurë të re: “Mendoj se jam i përshtatshëm për stilin e lojës së Lazios. Ata luajtën me dy sulmues në shumicën e ndeshjeve të sezonit. Më thanë se kishin nevojë për një sulmues si unë. Objektivat? Para së gjithash, sukses në një nivel kolektiv, pastaj në atë individual. Shkoj në një ekip të ri, shpresoj ta ndihmoj me golat e mi. Dua të luaj në klubet më të mëdha në botë në vitet e ardhshme, do të bëj më të mirën për Lazion.”